Réception du 14 juillet 2016 dans les jardins de l’ambassade [fr] [mk]

La réception à l’occasion de la fête nationale de cette année s’est tenue dans les jardins de l’ambassade.

© photos Milan Strezovski

Fjalimi i Zonjës Laurence Auer, ambasadore e Francës, me rastin e Festës Kombëtare,
Kopshti i Ambasadës së Francës,
E enjte, 14 korrik 2016

Të nderuar zotërinj zëvendëskryeministra, të nderuar zotërinj ministra,
Të nderuara zonja dhe të nderuar zotërinj kryetarë të komunave dhe deputetë,
Miq të dashur të Francës dhe të Maqedonisë,
Zonja dhe zotërinj,
 
Është një kënaqësi e madhe të ju mirëpresim, për herë të katërt, me ekipin e ambasadës dhe atë të Institutit, në kopshtet e ambasadës së Francës për të festuar Ditën e festës sonë Kombëtare. Pas një viti të gëzimit dhe haresë, - organizimi i Kampionatit Evropian të futbollit, organizimi i COP21 (Konferencës për Ndryshime Klimatike) dhe Samiti i Parisit për Ballkanin - por edhe pas një viti dhimbejeje, me sulmet në Paris, kam mundur të arrijë në përfundimin se Franca këtu ështe e respektuar, e dashur dhe e mirëpritur për zhvillimin ekonomik dhe evropian.
 
Përpjekjet e Ambasadës, gjatë një viti, nuk janë zvogëluar dhe ndërprerë asnjëherë, qoftë kjo për të zgjidhur krizën politike apo qoftë për të propozuar një perspektivë rajonale të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Ishte një krenari e madhe që shoqërova 4 korrikun e kaluar, delegacionin e Maqedonisë në forumin e biznesit të Samitit të Parisit, dhe që ndoqa për së afërmi nënshkrimin e marrëveshjes e RYCO-s, zyrës rajonale për të rinjtë. Jam e bindur se prioritetet e trasuara në Paris, të rinjtë dhe integrimi ekonomik rajonal janë kasnecët dhe bartësit e ardhmërisë për të gjithë. I faleminderoj përzemërsisht kompanitë, që janë të pranishme në këtë mbrëmje dhe që na kanë ndihmuar në organizimin e kësaj pritjeje solemne, e që ndajnë këtë ambicie, duke përfshirë këtu kompanitë Thales, Publicis, Pezho, AGS, Dimotrans, Tikvesh, Pastel, Ibis, Perno Rikard. Nuk ka zhvillim ekonomik pa mbështetje arsimore, e këtë vit Ambasada ofroi një program trajnues praktik për studentët e biznesit, talentët e së ardhmes, e që ne jemi duke kërkuar që të zgjerohet edhe në sektorët tjerë si dhe në universitetet tjera, në mënyrë që nxënësit maqedonas të kenë mundësinë të realizojnë trajnime praktike në kompanitë franceze. Kemi marrur gjithashtu edhe miratimin e shkollës sonë ndërkombëtare franceze në Shkup për klasat e para të shkollës fillore dhe shpresojmë të mirëpresim aty, një numër të madh të familjeve franceze, maqedonase dhe nacionaliteteve tjera.
 
Zonja dhe zotërinj, këtë vit do ta përfundojmë me ndërtimin e Memorialit të Manastirit, brenda varrezave franceze, e cila paraqet një hapësirë ​​muze në përkujtim të Luftës së Parë Botërore. Përpjekjet tona për të shënuar njëqindvjetorin e një konflikti, e Frontit Lindor, ku 70,000 francezë kanë humbur jetën, mishërohen me objektivin e dhënies së vlerave të pajtimit dhe të paqes për gjeneratat e ardhshme. Kjo është e tëra që unë uroj për Republikën e Maqedonisë, në emrin tim personal dhe në emër të vendit tim, duke falënderuar të gjithë ata që më kanë ndihmuar në misionin tim, që nga ekipi im, e që unë i përshëndes me mirënjohje për rrugëtimin e realizuar së bashku.
 
Rroftë miqësia franko-maqedonase
Rroftë Republika,
Rroftë Franca.

publie le 31/07/2016

hautdepage