Përvjetori i 53-të i Traktatit të Eliseut [fr] [mk]

Traktati vendosi bazën e marrëdhënieve të reja bilaterale mes dy vendeve, duke vendosur vizita zyrtare dhe duke e themeluar Kancelarinë frënge-gjermane për të rinj. Obligimet politike mundësuan që çdo ditë të ruhet kahja e mirë e partneritetit strategjik dhe gjeneratave të ardhshme t’u transmetohet ndjenja e ndarjes së ardhmërisë së përbashkët

JPEG

Më 22 Janar të vitit 1963 në Pallatin e Eliseut në Paris, u nënshkrua marrëveshja që mundësoi pajtimin frëngo – gjerman. Traktati i Eliseut u arrit falë përcaktimit politik të Gjeneralit De Gol dhe Kancelarit Konrad Adenauer. Ky akt politik paraqet simbol të afrimit mes dy kombeve, aq shumë të lënduar nga furtuna luftarake gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore. Ky afrim, që është kultivuar me durim, paraqet burim të miqësisë e cila, hap pas hapi i jepte formë dhe implementonte ndërtimin evropian.
Traktati vendosi bazën e marrëdhënieve të reja bilaterale mes dy vendeve, duke vendosur vizita zyrtare dhe duke e themeluar Kancelarinë frënge-gjermane për të rinj. Obligimet politike mundësuan që çdo ditë të ruhet kahja e mirë e partneritetit strategjik dhe gjeneratave të ardhshme t’u transmetohet ndjenja e ndarjes së ardhmërisë së përbashkët.

Rrëfimi i suksesshëm i Organizatës rinore gjermano-frënge do të duhej të përsëritet këtu në rajon, gjithsesi me thekse tjera dhe e adoptuar për nevojat e këtushme. Të rikujtojmë Konferencën e Berlinit mbajtur në gusht të vitit 2014, që ju qas çështjeve lidhur me Ballkanin Perëndimor dhe në të cilën u diskutua lidhur me mundësinë për formim të organizatës rajonale rinore, duke përcjellë modelin gjermano-frëng. Kjo ide më tej u mbizhvillua në konferencën e ardhshme, në Vjenë në gusht të vitit 2015, kurse peshë të veçantë do të ketë edhe në konferencën e tretë, kësaj vere në Paris. Të rikujtojmë sot edhe fjalimin historik të Presidentit de Gol, me të cilin iu drejtua rinisë gjermane në Ludvigsburg verën e vitit 1962, që ishte moment i rëndësishëm në historinë gjermano-frënge të pajtimit dhe miqësisë.
Përkundër konflikteve dhe rivaliteteve të së kaluarës, Franca dhe Gjermania arritën t’i tejkalojnë përplasjet e tyre shekullore përmes vendosjes së marrëdhënieve të privilegjuara. Pajtimi qytetar dhe politik, i ripërtërirë përmes veprave, i dha fund çdo lloj ideje për konflikt të armatosur në kuadër të Bashkësisë Evropiane. Kjo përvojë na mëson se nevojitet vullnet i fuqishëm politik për tejkalim të ndarjeve mes vendeve dhe popujve, mbi historinë dhe ndjenjën kombëtare. Dialogu i vazhdueshëm mbetet mënyrë më e mirë për zgjidhjen e kontesteve dhe bllokadave në raportet ndërkombëtare.
Dyshja frëngo-gjermane sot nevojitet më shumë se kurrë edhe për të ju përgjigjur sfidave kryesore me të cilat përballet Bashkimi Evropian. Gjermania dhe Franca duhet të punojnë bashkërisht që të bashkohen ekonomitë e vendeve anëtare, për përmirësimin e menaxhimit ekonomik dhe për promovimin e inovacioneve për inkuadrim sa më të mirë në rrjedhat botërore. Megjithatë, sfidat nuk janë vetëm ekonomike, por kanë të bëjnë edhe me politikën dhe sigurinë.
Franca dhe Gjermania, sikurse edhe gjitha vendet anëtare, janë të ekspozuara ndaj nevojës së domosdoshme që të japin përgjigje të përbashkët ndaj krizës së emigrantëve, për t’i pranuar refugjatët politikë në pajtueshmëri me konventat ndërkombëtare. Dyshja frënge-gjermane është e obliguar ta përforcojë bashkëpunimin për t’i dhënë përgjigje rrezikut të zgjeruar nga kërcënimet terroriste. Siguria jonë kolektive është çështje esenciale për sigurimin e rendit publik brenda dhe jashtë kufijve të Bashkimit Evropian, duke i respektuar liritë themelore të qytetarëve.
Të gjithë ne, gjithë 28 vendet anëtare të BE-së, si dhe ato që dëshirojnë një ditë të jenë anëtare, patjetër duhet sërish në mënyrë më të angazhuar të luftojmë për këtë projekt evropian. Me këtë rast, Gjermania dhe Franca si motor të bashkimit evropian mbajnë përgjegjësi të veçantë. Gjatë dekadave, projekti evropian u bë për ne dukuri normale politike, sikurse integrimi të ishte avancuar vetvetiu. Kjo dukuri normale nuk ekziston më. Sfidat nga kriza migruese, si dhe paraprakisht nga kriza financiare edhe euro-kriza, e nxjerrin në shesh numrin e madh të dallimeve në interesat mes shteteve-anëtare. Por, duhet të jetë e qartë: Vetëm e bashkuar Evropa është e fortë.
Fuqia e dinamikës mes Francës dhe Gjermanisë qëndron te aftësia e saj për përballim me sfida të reja, në gjetjen e zgjidhjeve dhe politikave të drejta, të afta që t’i japin formë ardhmërinë tonë të përbashkët.

*Christine Althauser është ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoni
*Laurence Auer është ambasadore e republikës franceze në Maqedoni

publie le 26/01/2016

hautdepage